Under Header

spot_img

Doni shkëlqen në rikthim te Prishtina dhe atë garat evropiane

spot_img

Prishtina e nisi me fitore aventurën e saj në ENBL League, duke mposhtur ekipin norvegjez BC Gimle me rezultat 90-79.

Në këtë sukses të bardhekaltërve, figura kryesore në momentet deçizive ishte Don Polloshka, i cili tregoi edhe një herë se këtë edicion pritet të jetë vendimtar për skuadrën prishtinase.

Polloshka në vetëm 24 minuta lojë realizoi 15 pikë, ndër to 3 treshe nga 4 tentime, duke dëshmuar efikasitet të lartë në sulm. Përveç shënimeve, ai kontribuoi edhe me 4 asiste dhe 3 kërcime, duke qenë prezent në të gjitha aspektet e lojës.

Ky paraqitje e fuqishme e tij jo vetëm që i dha siguri Prishtinës në ndeshjen e parë të kompeticionit, por njëkohësisht paralajmëron një sezon të madh për lojtarin e ri, i cili po rritet në një nga shtyllat kryesore të skuadrës. /AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme