Under Header

spot_img

KB Prishtina – Ekipi i madh kosovar me përvojë të madhe ndërkombëtare

spot_img
spot_img

KB Prishtina është klubi më i madh dhe më i trofeshëm i basketbollit shqiptar.

Themeluar në vitet ’70, me bazë në kryeqytetin e Kosovës, ka dominuar basketbollin vendor për dekada me radhë.

Prishtina është skuadra e parë kosovare që ka marrë pjesë në gara evropiane, duke lënë gjurmë me arritjen në Top 16 të FIBA Europe Cup në sezonin 2018/19. Në total, klubi ka dhjetëra tituj kampioni në Superligë, Kupa e Superkupa të Kosovës, duke u bërë simbol i suksesit vendor dhe ndërkombëtar.

Prishtina këtë sezon ka ndërtuar një ekip të ri, me lojtarë vendorë premtues dhe amerikanë që sjellin eksperiencë dhe cilësi.
Në roster spikasin emra si:

  • Daniel Lekndreaj, kapiteni i ri dhe luftaraku i bardhekaltërve
  • Don Polloshka, ish-lojtari i Prishtinës që u rikthye përsëri dhe një nga liderët e rinj vendorë.
  • Arian Azemi, një lojtar premtues dhe me të ardhme
  • Valmir Kakruki, poashtu i rikthyer te Prishtina
  • Muhamedali Janjeva, një tjetër vendor i dalluar në ekip
  • Adrio Bailey, Deondre Burns, Lamb Autrey Kelby Kramer, përforcime amerikane që pritet të mbajnë peshën kryesore në parket.
  • Krahas tyre janë edhe disa prej talenteve të rinj vendorë që synojnë të fitojnë hapësirë.

Trajneri dhe stafi

Skuadra drejtohet nga Michalis Kakiouzis, ish-kapiten i Greqisë dhe një nga figurat më të mëdha të basketbollit evropian. Fitues i EuroBasket 2005, medalist i argjendtë në Botërorin 2006, me një karrierë si lojtar në klube si Barcelona, Siena, Efes Pilsen dhe AEK.
Kakiouzis ka sjellë një filozofi të bazuar te mbrojtja agresive, ritmi i lartë dhe mentaliteti fitues. Krahas tij punon asistenti grek Stratos, që ndihmon në zhvillimin e lojtarëve vendorë dhe ndërtimin e një kimie të re.

Mund të jetë një imazh i 6 persona, njerëz që luajnë basketboll, njerëz që luajnë tenis, persona që luajnë volejboll dhe teksti

Synimet për sezonin 2025/26

Prishtina synon:

  • Të rikthehet fuqishëm në garat vendore dhe të luftojë për të gjitha trofetë.
  • Të paraqitet denjësisht në ENBL, duke kërkuar kualifikim përtej fazës së grupeve.
  • Të ndërtojë një bazë të fortë lojtarësh vendorë që do të sigurojnë kontinuitet në të ardhmen. /AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme