Under Header

spot_img

Bashkimi e pret Cibonën e famshme në start, ky është orari i plotë i tyre

spot_img
spot_img

Bashkimi ka mësuar orarin e ndeshjeve në Grupin J të FIBA Europe Cup, ku do të përballet me tri skuadra të mëdha evropiane: Cibona Zagreb, Reggiana dhe JDA Dijon.

Për herë të parë në histori, prizrenasit do të luajnë në fazën e grupeve, duke nisur rrugëtimin evropian para tifozëve të vet në Prizren.

Orari i ndeshjeve të Bashkimit në Grupin J:

  • 15 tetor – Bashkimi vs Cibona Zagreb (në Sezai Surroi, Prizren)
  • 22 tetor – Reggiana vs Bashkimi (Itali)
  • 29 tetor – Bashkimi vs JDA Dijon (Prizren)
  • 5 nëntor – Cibona Zagreb vs Bashkimi (Kroaci)
  • 12 nëntor – Bashkimi vs Reggiana (Prizren)
  • 18 nëntor – JDA Dijon vs Bashkimi (Francë)

Ky kalendar i vendos portokallezinjtë përballë sfidave të mëdha, ndërsa përballja e parë me Cibonën më 15 tetor në “Sezai Surroi” pritet të sjellë një atmosferë të veçantë në Prizren. /AsistiOnline.com/

--spot_img

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme

This will close in 20 seconds