Under Header

spot_img

Bashkimi mëson rivalët në FIBA Europe Cup: përballë rivalëve evropianë në Grupin J

spot_img
spot_img

Klubi i Bashkimit ka mësuar kundërshtarët e tij në fazën e grupeve të FIBA Europe Cup, ku do të marrë pjesë për herë të parë në histori.

Skuadra prizrenase është vendosur në Grupin J, një grup tejet i fortë me ekipe nga ligat më të fuqishme të kontinentit.

Në këtë grup, Bashkimi do të përballet me:

  • JDA Dijon (Francë) – një ndër klubet elitare të basketbollit francez, pjesëmarrës i rregullt në garat evropiane.
  • Reggiana (Itali) – skuadër me traditë të gjatë në Serie A dhe me trofe të fituar në Evropë.
  • Cibona Zagreb (Kroaci) – një emër i madh i basketbollit evropian, i njohur për historinë dhe yjet që ka nxjerrë ndër vite.

Ky short përbën një sfidë të madhe për Bashkimin, por edhe një mundësi historike për të treguar veten në arenën ndërkombëtare.

Përballjet me këto skuadra prestigjioze pritet të jenë një eksperiencë e paharrueshme si për klubin, ashtu edhe për tifozët portokallezi. /AsistiOnline.com

--spot_img

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme

This will close in 20 seconds