Under Header

spot_img

Bashkimi pa telashe ndaj Vëllaznimit (Raporti i detajuar)

spot_img
spot_img

Nënkampioni aktual Bashkimi ka startuar me fitore me rezultat të thellë 106 :69 ndaj Vëllaznimit në ndeshjen e cila është dashur të zhvillohet në Shani Nushi por për shkak se palestra ishte e zënë dueli u zhvillua në Prizren.

Në një duel ku nga fillimi deri në fund dominoi skuadra portokalli më i dalluari ishte aloqendra Bickerstaff me 24 pikë, 6 kërcime, 3 asistim e 2 topa të vjedhur duke udhëhequr 4 lojtarë prizrenas me pikë dyshifrore.

Aloja Isiah Couasins kontribuoi me 16 pikë, qendra masive Lake me 17 pikë e 7 kërcime dhe Lejson Zeqiri pati 13 pikë e 6 kërcime.

Nga vendorët u dallua edhe Jan Palokaj që pati 8 pikë, 9 kërcime e 4 asistime në kte duel ku Bashkimi dominoi në çdo element edhe pse nuk e pati vështirë pasi kuqezinjtë e Jakovës , kampionët aktual të Ligës Unike kanë pasur shumë telashe me kompozimin e ekipit, duke marr parasysh se kanë ndryshuar pothuaj 80% të skuadrës nga viti i kaluar fantastik.

Duhet theksuar se Vëllanzimi i cili nuk ia qëlloi me të huajt dhe u desh t’i zëvendësoi në mënytrë urgjent, duke u përball edhe me lëndime të shumta , nuk ishte rival i barabartë për Bashkimin që ka bërë skuadër të fuqishme edhe për gara ndërkombëtare e cila ka mposhtur Anvillin javë më parë.

Nga të ardhurit , për kuqezinjt u dallua alo Ziggy Ried me 26 pikë e 7 kërcime kurse i shkëlqyeshëm ishte edhe kapiteni Atik Koshi me 22 pikë , [prej tyre 4 treshe , 7 kërcime e 3 asistime.

Lojë të mirë pati edhe i rikthyeri në vendlindje, Rron Dahsyla me 13 pikë prej tyre 3 treshe.

Për Bashkimin mbetet të përgatitet për duelin e parë historik në fazën e grupeve të FIBA Europe Cup dhe atë kundër Cibonës legjendare në Zagreb kurse ky pushimi i dhunshëm për shkak të zgjedhjeve lokale do t’i vjen mirë Vëllaznimit për tu konsoliduar dhe përgatitur për vazhdimin e kampionatit. /AsistiOnline.com/

--spot_img

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme

This will close in 20 seconds