Under Header

spot_img

Çka ndodhi në derbin mes Yllit dhe Prishtinës? Raporti i detajuar i ndeshjes

spot_img

A ka mënyrë më të bukur dhe atraktive se sa me e fillua edicionin e ri me dramë fantastike basketbollistike sikurse që e bënë Golden Eagle Ylli dhe Sigal Prishtina në 13 Qershori të Suharekës ku bardh e kaltrit në fund triumfuan me rezultat të ngushtë 78:76

Ishte kjo një shfaqje fenomenale e cila e hapi perden e edicionit 2025/26 të Procredit Superligës ku në fillim të çerekut të katërt, pas bashkëpunimit të ish tandemit të Vëllaznimit tash në Prishtinë, me asistimin fantastik të Don Polloshkës dhe treshen e Arian Azemit prishtinasit kaluan në epërsin maksimale prej plus 16 (67:51) mirëpo nga ai çast nisi rikthimi senzacional i vendasve të udhëhequr nga tandemi fundori fantastik Trevon Allen që shënoj 15 nga 25 pikët e Yllit në çerekun e fundit për ta shkrij rezultatin në vetëm 2 pikë ndërsa suharekasit kishin rastin edhe të barazojnë në fund por tentimi i Erjonit shkoi huq dhe kështu Sigal Prishtina e nisi sezonin e ri me fitore të ngushtë dhe shumë dramatike por shumë të vlefshme në kte kampionat që ka me qenë një ndër kampionatet më kualitative që nga periudha e artë e basketbollit kosovar 2002 – 2006

Te Prishtina 5 lojtarë realizuan pikë dyshifrore ku më i dalluari ishte Lamb Autrey me 15 pikë 8 asistime 6 kërcime dhe hiq më pak se 4 topa të vjedhur kurse Arian Azemi shtoi 12 pikë, 5 kërcime e 5 asistime ndërsa Deondre Burns realizoi 15 pikë. Megjithatyë , më efikasi te Prishtina ishte alo rezerviste Adrio Bailey me 19 pikë. Pesëshen me pikë dyshifrore e përmbylli i rikthyeri te bardh e kaltrit, shkupjani Valmir Kakruki me 10 pikë e 6 kërcime

Nga ana tjetër , te vendasit Allen shkëlqeu me 22 pikeë prej tyre 3 treshe dhe kapiteni Gëzim Morina me 10 pikë e 6 kërcime kurse Lis shoshi ishte në prag të dyshifrorit të dyfisht pasi shtoi 9 pikë e 10 kërcime. Në rikthimin e tij te Ylli, Erjon Kastrati pati 6 pikë , 3 kërcime 3 asistime e 2 topa të vjedhur

Sa i përket analizës statistikore ekipore ajo na tregon dominimin e qartë të prishtinasve në të gjitha elementet : kërcime 38/32 , asistime 22/16, topa të vjedhur 9/4…pastaj dominimin në brendi të trapezit me 48 pikë të shënuara përkundër 34, pikët e shënuara nga gabimet e kundërshtarit 20/13 dhe kundërsulmet kurse i vetmim element ku vendasit ishin më të mirë dhe që kjo në fund prishtinasve ka mundur t’ju kushoj me humbje, ishin treshet ku Ylli ka shënuar 8 treshe kurse Prishtina vetëm 4 nga 19 tentime që është shumë dobët.

Ky është një tregues se një mbrojtje e fortë zonale sikurse e luajti Takianos në fund kundër Prishtinasve ka mundur të rezultoj me rikthim senzacional nga minus 16 në fitore , megjithat në fund, përballjen midis dy emrave të mirënjohur grek , Fotsis takianos të Yllit dhe Mihailis Kakiuzis të Prishtinës e fitoi legjenda e basketbollit grek dhe dikur kapiteni i reprezentacionit që ka fituar medalje të argjendt botërore dhe titull kampioni të Evropës. /AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme