Shumica e skuadrave të elitës së basketbollit kosovar gjatë verës , me shumë bujë kanë paralajmëruar përforcimet, ndyrshimet dhe përgatitjet për edicionin e ri por skuadra e cila ka punuar në heshtje ishte Peja e cila ka sjellur trajnerin amerikan Greg Gibson dhe amerikan shumë kualitativ, e ka përgatitur maksimalisht kapitenin veteran dhe më të mirin e gjitha kohëve në Kosovë, Dardan Berishën për të startuar me fitore në klasikën e basketbollit kosovar ndaj kampiones aktuale Trepçës dhe atë në Minatori.
Kampionia aktuale e udhëhequr nga trajneri më dominues në dekadën e fundit, Adis Beqiragiqi, kishte epërsi vetëm në 3 minutat e para dhe më pas të udhëhequr nga lojtari më i mirë shqiptar i Kosovës i gjitha kohëve, Dardan Berisha, pejanët e morën epërsinë dhe kontrollin e lojës në duar të veta duke krijuar epërsi maksimale deri në 11 pikë por në fund, tre minuta pa përfunduar kjo dramë fantastike basketbollistike, me gjuajtjet e lira të ish reprezentuesit kosovar Shon Jones , Trepça barazoi në 75:75.
Megjithatë, në këto momente në skenë doli Jordan Johnson me treshen e tij nga një pozitë e vështirë dhe pastaj atij iu bashku kapiteni Daradan Berisha me një tjetër treshe për 75:81 por fantastiku mitrovicas dhe i vetmi i cili qëndroi në këmbë në ktë duel, Jacori Paine bombardoi për tri pikë për të afruar rezultatin në 78:81.
Kur mendohej se në minutin e fundit do të kemi dramë, në skenë përsëri doli Jordan Johnson me edhe një treshe, të tretën rresht për pejanët që njëherësh doli të jetë edhe goditja vendimtare dhe ajo e cila i solli fitoren GO+ Pejës në start të edicionit më emocionues dhe më atraktiv në dy dekadat e fundit, që nga periudha e artë 2002 – 2006.
Kapiteni Dardan Berisha me 19 pikë , prej tyre 4 treshe dhe Jordsan Johnson fenomenal që përpak nuk realizoi double double pasi pati 14 pikë e 9 asistime , ishin lider të pejanëve për të cilët komplet pesëshja startuese shënoi pikë dyshifrore kurse atyre iu bashkua edhe rezervisti fenomenal Cesar Eduards i cili u ngrit nga banka për të shënuar double double prej 12 pikëve e 11 kërcimeve kurse 12 pikë i shtoi edhe Tajh Green .
Musab Mala ishte fantastik në mbrojtje e sulm ku realizoi 11 pikë prej tyre 2 treshe kurse 5shen me pikë dyshifrore e mbylli qendra masive Allen Herndon me 10 pikë e 9 kërcime , duke e humbur double doublein për 1 kërccim.
Lojë m,asive dhe një dirigjent i vërtet në kte duel ishte reprezentuesi i Kosovës, Malcolm Armstead ku veterani 37 vjeçar pati dy tetëshe, 8 pikë e 8 asistime
Nga ana tjetër, te Trepça vlen të përmendet tandemi që realizoi nga një double double secili, fundori Jacorie Payne me 20 pikë e 12 asistime dhe qendra Chad Broun me 14 pikë e 10 kërcime , si dhe ish reprezentuesi kosovar Shon Jones që shtoi gjithashtu 14 pikë e 6 kërcime.
Një gjë e cila na ra në sy në ktë takim ishte inkuadrimi i Drilon hajrizit në lojë për vetëm 12 minuta , gjatë të cilës kohë shënoi 8 pikë por edhe loja e zbehtë e Mikaile Tmushiqit me vetëm 6 pikë e 5 kërcime.
Shikuar në përgjithësi, trajneri Gibson me taktikën e tij shihej qartë se e dinte se çka po don nga fillimi deri në fund, kishte pozicionuar mirë lojën e tij me mbrojtje të mirë, duke mbyllur koshin dhe me kundërsulme dhe depërtime të shpejta. Sidomos ka dominuar në pjesën e parë me kërcime në sulm dhe shënimin nga rastet e dyta , gjë e cila solli epërsinë maksimale prej 11 pikëve dhe në pjesën e dytë kur Beqiragiqi arriti të mbulon korridoret e depërtimit dhe të ndal pikët e lehta në skernë dolën aksionet e mira në brendi me kthimin e topave jashtë për treshet e kapitenit Dardan Berishës, Jordan Johnsonit dhe Armsteadit që dolën të jetë vendimtare.
Me një fjalë, mbrojtja e mirë e Pejës dhe sulmi i organizuar shkëlqyeshëm me kundërsulme të shpejta dhe sidomos asistime fantastike nga Atrm,stead dhe Dardan Berisha ishin faktor vemndimtar në startin e suksesshëm të Pejës, për tën cilin si duke ndryshimi i emrit, duke ia shtuar parashtesën e pijës energjike GO+ i ka dhënë energji për një start të mirë.
Pa dyshim se , nga kjo ndeshje e parë, përshtyoja është se pejanët kanë komponuar një skuadër shumë kualitative, madje sipas mendimit tim edhe mnë kualitative se sa ajo e cila solli titullin e kampionit në edicionin 2023 por ky edicion do të jetë një maratonë e gjatë dhe e bukur basketbollistike sepse të gjitha skujadrat janë përfircuar, kanë investuar në trajner shumë kualitativ, lojtarë dhe përforcime kualitative që në start dhe kanë filluar përgatitjet tash e dy muaj.
Gjitha këto janë sinjale fantastike dhe nëse dita e mirtë shihet në mëngjes, atëhjerë sivjegt kemi me qenë dëshmitar të edicionit më atraktiv, më të bukur dhe më dramatik që nga periudha e artë 2002-2006. /AsistiOnline.com/