Under Header

spot_img

KB Prishtina me fitoren e dytë radhazi në ENBL, triumfon edhe në Bruksel

spot_img
spot_img

Skuadra e KB Prishtinës ka vazhduar formën e shkëlqyer në garat ndërkombëtare, duke regjistruar fitoren e dytë me radhë në European North Basketball League (ENBL).

Kryeqytetasit triumfuan sonte në udhëtim ndaj ekipit belg Brussels Basketball me rezultat të përgjithshëm 75-80, në një ndeshje të fortë dhe me intensitet të lartë.

Në këtë fitore të rëndësishme u dalluan Arian Azemi, i cili ishte më efikasi me 19 pikë, ndërsa Adrio Bailey dhe Deondre Burns kontribuan me nga 12 pikë secili.

Pas dy xhirove të para, Prishtina renditet ndër ekipet më stabile të garës me dy fitore në po aq ndeshje, pasi më herët kishte mposhtur edhe skuadrën Gimle nga Norvegjia.

Skuadra bardhekaltër do të zhvillojë ndeshjen e radhës më 29 tetor, kur do të përballet me Slovan Bratislavan në kryeqytetin sllovak, duke synuar ta vazhdojë serinë e fitoreve dhe pozitën e fortë në grup. /AsistiOnline.com/

--spot_img

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme

This will close in 20 seconds