Under Header

spot_img

Vëllaznimi bën ndryshmin e radhës tek të huajt, transferon Yor Anein

spot_img
spot_img

Skuadra e KB Vëllaznimit ka zyrtarizuar sonte përforcimin më të ri në prag të vazhdimit të sezonit në Superligën e Kosovës.

Klubi kuqezi ka arritur marrëveshje me qendrën e gjatë 208 centimetra, Yor Anei, i cili i bashkohet ekipit nga Gjakova pas një karriere mikse në SHBA.

Anei ka zhvilluar karrierën e tij kolegjiale në NCAA1, duke luajtur për kolegjet: Oklahoma State Cowboys, SMU Mustangs dhe DePaul Blue Demons.

Pas përfundimit të periudhës kolegjiale, ai ka kaluar në basketbollin profesionist amerikan, duke qenë pjesë e disa skuadrave në NBA G League, përfshirë: Motor City Cruise, Raptors 905, Westchester Knicks, Wisconsin Herd, Indiana Mad Ants dhe së fundmi Windy City Bulls.

Nga Vëllaznimi është bërë e ditur se ky transferim është pjesë e planeve për forcimin e vijës së parë dhe rritjen e konkurrueshmërisë së ekipit në edicionin aktual të Superligës.

“Lojtarit i dëshirojmë mirëseardhje dhe suksese të shumta me fanelën e vlefshme Kuq e Zi,” thuhet në njoftimin e klubit gjakovar. /AsistiOnline.com/

--spot_img

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme

This will close in 20 seconds