Under Header

spot_img

Edwards i Pejës: Çelësi ynë është uniteti – çdo fitore vjen kur luajmë si ekip

spot_img
spot_img

Basketbollisti amerikan i KB Peja – Cesare Edwards ka folur për AsistiOnline pas fillimit të mbarë të sezonit, ku skuadra e Pejës shënoi fitore të rëndësishme ndaj Trepçës, një kundërshtar që, sipas tij, “nuk është aspak i lehtë për t’u mposhtur”.

Në intervistën e tij, Edwards rrëfeu se ekipi kaloi faza përshtatje, por gjithçka ndryshoi kur skuadra u bashkua dhe filloi të besonte në sistemin e vet të lojës:

“Në fillim është pak e ndërlikuar, sepse përpiqesh të kuptosh si të luash me shokët e skuadrës. Pastaj u bashkuam si ekip dhe kuptuam çfarë na duhej të bënim. Folëm për vlerat tona, për mënyrën si donim të luanim kundër Trepçës, dhe mendoj se e bëmë shumë mirë.”

Edwards, i cili u shpall MVP i javës së parë në Superligën e Kosovës, tha se ky vlerësim është meritë e gjithë ekipit:

“Jam mirënjohës dhe shumë krenar për ekipin. Kemi një skuadër fantastike dhe duhet të vazhdojmë kështu.”

Në prag të garave ndërkombëtare në Ligën ENBL, amerikani e sheh këtë si mundësi për t’u forcuar edhe më shumë si grup:

“Pritjet janë që të luajmë si ekip, të marrim vendime të mira, të rikuperojmë topa dhe të jemi të bashkuar në çdo aspekt. Duam të dalim në fushë dhe të luajmë lojën tonë, duke mbajtur fort principet tona dhe duke u përmirësuar vazhdimisht.”

Me këtë frymë kolektive dhe energji pozitive, Peja duket e përgatitur për sfidat që e presin në arenën vendore dhe ndërkombëtare. /AsistiOnline.com/

--spot_img

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme

This will close in 20 seconds