Under Header

spot_img

Girling: Kundër Trepçës treguam përkushtim – në ENBL duhet të jemi të zgjuar dhe të bashkuar

spot_img
spot_img

Ndihmës-trajneri i Pejës, Mike Girling, ka folur për AsistiOnline rreth fillimit të sezonit dhe përgatitjeve të ekipit verdhezi, që ndeshjen e parë në Superligë e nisën me fitore ndaj Trepçës.

Girling theksoi rëndësinë e fazës përgatitore dhe lidhjes që u krijua brenda skuadrës gjatë kampit stërvitor:

“Në fillim të sezonit fokusi kryesor ishte të futeshim në formë dhe të mësonim si të luanim bashkë. Kishte shumë për të kuptuar nga loja dhe personaliteti i njëri-tjetrit që të ishim në të njëjtën linjë. Sa më shumë i afroheshim ndeshjes, aq më shumë punonim në strategji, por mbi të gjitha ishte përkushtimi dhe lidhja që krijuam. Kjo u pa qartë kundër Trepçës – hymë fuqishëm sepse e donim fitoren.”

Në lidhje me sfidat që e presin Pejën në Ligën ENBL, Girling u shpreh entuziast, por edhe realist për kërkesat e garës:

“Jam vërtet i entuziazmuar për ENBL. Është pak ndryshe për shkak të rregullave, prandaj duhet të jemi të zgjuar me përbërjet dhe stërvitjet. Niveli i konkurrencës do të jetë i lartë, por mendoj se jemi gati. Gjithçka do të varet nga sa shumë angazhohemi atë ditë, sa mirë komunikojmë në fushë dhe sa shumë e duam fitoren.”

Me përkushtim dhe besim të ndërsjellë, Peja synon ta përfaqësojë denjësisht basketbollin kosovar në arenën ndërkombëtare.

--spot_img

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme

This will close in 20 seconds