Under Header

spot_img

Herndon: Në Pejë jam ndier si në shtëpi – synimi ynë është të marrim çdo ndeshje me radhë

spot_img
spot_img

Basketbollisti amerikan i Pejës, Alan Herndon, ka folur për AsistiOnline.com rreth përgatitjeve të ekipit verdhezi për fillimin e sezonit të ri dhe pjesëmarrjen në Ligën ENBL.

Herndon ka theksuar se përgatitjet po zhvillohen mirë, pavarësisht disa mungesave të herëpashershme në stërvitje.

“Kemi pasur disa mungesa herë pas here, por po punojmë fort çdo ditë dhe po përpiqemi të përmirësohemi vazhdimisht,” – ka deklaruar ai.

Amerikani gjithashtu foli për përshtatjen e tij në qytetin e Pejës, duke theksuar mikpritjen që ka gjetur atje:

“Po përshtatem shumë mirë në Pejë. Të gjithë më kanë dhënë ngrohtësi dhe mbështetje, prandaj i vlerësoj shumë dhe dua të jap më të mirën time në fushë.”

Në lidhje me pritjet për Ligën ENBL, Herndon theksoi rëndësinë e përqendrimit në çdo ndeshje:

“Për ekipin, gjithmonë kemi në mendje që të synojmë gjëra pozitive, por duhet ta marrim çdo ndeshje një nga një. Dhe e para fillon me fitoren ndaj Rigas.”

Me një fillim optimist dhe përkushtim në stërvitje, Peja duket gati për sfidat që e presin në arenën ndërkombëtare. /AsistiOnline.com/

--spot_img

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme

This will close in 20 seconds