Under Header

spot_img

Vazhdojnë ndryshimet te Vëllaznimi, nënshkruan me Marques Warrick

spot_img
spot_img

Skuadra e KB Vëllaznimit ka zyrtarizuar sonte afrimin e radhës për sezonin e ri, duke nënshkruar me basketbollistin amerikan Marques Warrick.

Warrick është 23-vjeçar, me gjatësi 190 cm, dhe luan në pozitën e fundorit. Ai do të debutojë për herë të parë në basketbollin evropian me fanellën kuqezi.

Basketbollisti amerikan ka një përvojë të pasur në NCAA1, ku ka zhvilluar pesë sezone në basketbollin universitar amerikan. Katër prej tyre i kaloi me Northern Kentucky Norse (2020–2024), ndërsa sezonin e fundit e mbylli me Missouri Tigers.

Nga klubi kanë uruar mirëseardhje për përforcimin e ri, duke theksuar besimin se Warrick do të sjellë energji dhe cilësi shtesë në repartin e jashtëm të skuadrës. /AsistiOnline.com/

--spot_img

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme

This will close in 20 seconds