Skuadra e Pejës po e pret me shumë përkushtim debutimin në Ligën Evropiane të Balltikut (ENBL), ku sonte përballet me Rigas Zelli nga Estonia.
Trajneri amerikan Greg Gibson në një intervistë për AsistiOnline.com ka folur për ecurinë e fillimit të sezonit dhe pritjet për këtë garë të re për verdhezinjtë.
“Djemtë kanë punuar shumë fort, dhe në përgjithësi jam shumë i kënaqur. Është një proces që ecën ditë pas dite, duke u munduar të përmirësohemi si ekip. E dimë që sezoni është i gjatë, me ulje e ngritje, prandaj motoja jonë ka qenë të mos entuziazmohemi shumë kur fitojmë, por as të biem moralisht kur humbim,” deklaroi Gibson.
Ai shtoi se ekipi është gati për sfidën e radhës në arenën evropiane:
“Ishte mirë që e nisëm me një rezultat pozitiv në ndeshjen e parë të Superligës. Tani po përgatitemi për ENBL, e cila do të jetë një garë shumë e vështirë. Pas saj na presin shumë ndeshje brenda një periudhe të shkurtër.”
Sa i përket pritjeve në ENBL, trajneri i Pejës theksoi se fokusi kryesor mbetet zhvillimi i ekipit:
“Ne duam të fitojmë gjithçka, por pritja ime kryesore është që të përmirësohemi dita-ditës si grup. Nëse e arrijmë këtë, fitoret do të vijnë vetë. Këta djem janë të uritur për sukses, pa asnjë dyshim.”
Peja do të kërkojë sonte fitoren e parë evropiane në përballjen ndaj Rigas Zelli, që zhvillohet nga ora 19:00 në palestrën “Minatori” në Prishtinë. /AsistiOnline.com/