Under Header

spot_img

Peja debuton sonte në ENBL, përballet me skuadrën estoneze Rigas Zelli

spot_img
spot_img

Skuadra e Pejës debuton sonte në Ligën Evropiane të Balltikut (ENBL), ku do të përballet me ekipin estonez Rigas Zelli.

Ndeshja zhvillohet nga ora 19:00 në palestrën e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, që do të jetë skena e duelit të parë evropian për verdhezinjtë në këtë edicion.

Rivali i mbrëmjes së sotme, Rigas Zelli, e ka nisur garën me fitore, duke mposhtur si mysafir skuadrën e njohur polake Dziki Warszawa, çka e bën sfidën edhe më të vështirë për ekipin kosovar.

Peja synon ta nisë me këmbë të mbarë rrugëtimin në këtë garë prestigjioze, megjithëse pritet të përballet me një kundërshtar të organizuar dhe në formë të mirë.

ENBL – Peja vs Rigas Zelli

Ora: 19:00

Pallati i Rinisë dhe Sporteve – Prishtinë

--spot_img

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme

This will close in 20 seconds