Kampionia aktuale e Kosovës Trepça, e ka nisur me humbje të ngushtë fazën grupore të FIBA Europe Cup.
Ekipi mitrovicas u mposht në Selanik nga PAOK-u me rezultat final 85-74.
Ndeshja ishte tejet interesante me vendasit që fituan dy periodat e para (27-20, 18-13) dhe pjesa e parë u mbyll 45-33.
Në pjesën e dytë Trepça e nisi më mirë, duke e ngushtuar avantazhin pasi e fitoi çerekun e tretë (18-22), madje në çerekun e fundit (22-19), 6 minuta para fundit diferencën e ngushtoi deri në -2 pikë (69-67), por që deri në fund vendasit arritën ta mbanin avantazhin dhe e fituan sfidën.
Te Trepça sonte s’mjaftuan me fitore, por u dalluan me lojë të mirë: Jacori Payne me 19 pikë, 4 asiste e 3 kërcime, Chad Brown me 13 pikë e 10 kërcime, si dhe Adnan Arslanagic poashtu me 13 pikë.
Stephen Brown me 18 pikë ishte më i dalluari te PAOK në fitore.
Ndeshjen e dytë në grupe Trepça e luan sot një javë në ”Minatori” ndaj skuadrës gjermane – Braunschweig me fillim nga ora 18:30. /AsistiOnline.com/