Under Header

spot_img

Trepça nis sonte aventurën në FIBA Europe Cup ndaj PAOK-ut në Selanik

spot_img
spot_img

Ekipi kampion i Kosovës, Trepça, e nis sonte rrugëtimin në fazën e grupeve të FIBA Europe Cup, me ndeshjen e parë kundër skuadrës së njohur greke PAOK, që zhvillohet në Selanik me fillim nga ora 19:15.

Mitrovicasit përballen me një sfidë të madhe ndaj një rivali me përvojë në arenën evropiane.

Trepça synon të tregojë lojë të fortë dhe karakter në debutimin e saj në grupe, duke kërkuar një paraqitje dinjitoze kundër një ekipi që luan rregullisht në garat evropiane.

Takimi PAOK – Trepça do të jetë një mundësi e madhe për klubin mitrovicas të përfaqësojë denjësisht basketbollin kosovar në një nga kompeticionet më prestigjioze të kontinentit.

PAOK – Trepça

19:15

Selanik, Greqi

FIBA Europe Cup (faza e grupeve)

 

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme