Under Header

spot_img

Bashkimi debuton sonte në grupet e FIBA Europe Cup ndaj Cibonës legjendare

spot_img
spot_img

Skuadra e Bashkimit nga Prizreni do të shënojë sonte debutimin historik në fazën e grupeve të FIBA Europe Cup, duke u përballur me njërin nga emrat më të mëdhenj të basketbollit kroat – KK Cibona Zagreb.

Ndeshja do të zhvillohet në kryeqytetin kroat nga ora 18:30, në një atmosferë që pritet të sjellë emocione të veçanta për skuadrën portokalli.

Për Bashkimin, kjo është një ndeshje historike dhe një mundësi për të treguar vlerat e basketbollit kosovar në arenën ndërkombëtare.

Për shkak të zhvillimeve politike në vend dhe përdorimit të palestrës “Sezai Surroi” për zgjedhjet, sfida e parë do të luhet në Zagreb, ndërsa ndeshja e kthimit do të zhvillohet në Prizren, para tifozëve të zjarrtë prizrenas.

Kjo mbrëmje shënon një faqe të re për Bashkimin, që synon të përfaqësojë me dinjitet basketbollin kosovar në garën prestigjioze të FIBA Europe Cup. /AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme