Bashkimi e ka nisur me humbje fazën grupore në FIBA Europe Cup.
Ekipi kosovar u mposht sonte nga Cibona në Zagreb me rezultat 93-79, në një ndeshje në të cilën pjesa e parë ishte më rivalizuese (18-22, 29-19) 47-41, por në çerekun e tretë vendasit u treguan shumë dominues (27-15, duke vulosur fitoren edhe pse Bashkimi fitoi çerekun e fundit (16-19), por që nuk mjaftoi.
Kyan Anderson kishte 22 pikë te Bashkimi, Isaiah Cousins shtoi 15 si dhe Jan Palokaj 13, ishin treshja me pikë dyshifrore sonte te prizrenasit.
Te Cibona u dalluan, Justin Roberson me 21 pikë e Kresimir Radovcic me 16 tjera.
Ndeshjen e dytë Bashkimi e luan me 22 tetor ndaj Reggio Emilias në Itali. /AsistiOnline.com/