Under Header

spot_img

Erxhan Osmani lëndohet në formën jetësore që po kalon

spot_img
spot_img

Basketbollisti me prejardhje shqiptare Erxhan Osmani dje ka pësuar një lëndim tejet të rëndë.

Lojtari i Anadolu Efesit u lënda në duelin e mbrëmshëm kundër Panathinaikosit në kuadër të Euroligës dhe u detyrua të largohet nga parketi në fillim të lojës.

Klubi turk ka njoftuar sot se Osmani pësoi lëndim në shpatullën e majtë dhe trajtimi i tij ka filluar dhe lojtari i tyre pritet të qëndrojë larg parketit për rreth 3 javë.

Te Efesi u lëndua edhe Georgios Papagiannis, i cili së shpejti do t’i nënshtrohet një operacioni për shkak të dëmtimit të ligamentit të përparmë të gjurit të majtë, do të mungojë për afërsisht 8 muaj.

Sa i përket Erxhanit, ai ishte ne formë jetësore dhe ndoshta lojtari kryesor i gjigantit nga Stambolli dhe lëndimi i tij pritet të vështirësojë gjërat për klubin që drejtohet nga Igor Kokoshkov. /AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme