Under Header

spot_img

Nesër dhe pasnesër luhet xhiro e dytë e Superligës

spot_img
spot_img

ProCredit Superliga vazhdon me ndeshje shumë interesante, ku zhvillohet java e dytë.

Derbi do të zhvillohet të dielën ndërmjet skuadrave verdhezi, GO+ Peja dhe Golden Eagle Yllit. Pejanët e nisën me fitore edicionin e ri, duke fituar ndaj Trepçës në udhëtim, kurse therandasit pësuan në shtëpi nga Sigal Prishtina.

Ndeshja do të zhvillohet në Therandë, pasi palestra në Pejë është e zënë me numërimin e votave nga Zgjedhjet Lokale në Kosovë, ashtu si edhe ndeshja Bashkimi-Rahoveci 029.

Bashkimi, që e nisi me fitore bindëse ndaj Vëllaznimit ndeshet me Rahoveci 029, skuadrën debutuese, që po ashtu në xhiron e parë fitoi ndaj Borës dhe kërkojnë fitoren e dytë në këtë edicion.

Vëllaznimi e Trepça do të luajnë në ‘Minatori’ të Mitrovicës, ku dy skuadrat synojnë fitoren e parë, pasi e nisën me humbje edicionin e ri në elitën e basketbollit.

Java e dytë mbyllet me duelin e skuadrave prishtinase, Sigal Prishtinës dhe Borës. Edhe edicionin e kaluar, sfidat mes tyre ishin mjaft interesante dhe kështu pritet edhe të hënën mbrëma në kryeqytet.

ProCredit Superliga-Java 2

E diel

16:00 GO+ Peja-Golden Eagle Ylli

19:00 Bashkimi – Rahoveci

19:00 Vëllaznimi-Trepça

E hënë

19:00 Sigal Prishtina-Bora

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme