Under Header

spot_img

Jalen Nesbitt transferohet në Rumani

spot_img
spot_img

Ish-basketbollisti i KB Golden Eagle Yllit, Jalen Nesbitt, ka nënshkruar me klubin rumun SCM Timișoara, që garon në Superligën Rumune.

32-vjeçari amerikan që luan në pozitat 2/3, vjen pas përvojës me skuadrën e Santos në kampionatin meksikan LNBP, ku regjistroi mesatarisht 8.4 pikë, 4.6 kërcime, 2.4 asistime dhe 1.7 topa të rrëmbyer për ndeshje.

Para aventurës në Meksikë, Nesbitt ishte për dy sezone pjesë e Golden Eagle Yllit në Superligën e Kosovës, ku edhe sivjet shfaqi paraqitje të shkëlqyera me 14.4 pikë, 6.9 kërcime, 2.3 asistime dhe 2.4 topa të rrëmbyer për ndeshje në 14 paraqitje. Ai u vlerësua me disa çmime individuale.

Nesbitt është një lojtar me përvojë të madhe ndërkombëtare, pasi ka luajtur më herët në Danimarkë (Naestved), Luksemburg (Residence, Neschtefflingen), Sllovaki (Iskra Svit), Spanjë (Castello, Villarrobledo, L’Alfas, Almansa) dhe Kanada (Moncton Magic).

Jalen Nesbitt ka diplomuar në University of North Florida (UNF) në vitin 2015, dhe sezoni me SCM Timișoara do të jetë i 11-ti në karrierën e tij profesionale. /AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme