Under Header

spot_img

Prishtina e mposht lehtë dhe thellë rivalin lokal Borën

spot_img
spot_img

Sigal Prishtina e ka fituar edhe përballjen e dytë nga po aq xhiro në Superligën e Kosovës.

Ekipi prishtinas ka triumfuar ndaj rivalit lokal Borës me rezultat të thellë 94-81.

Nga fillimi e deri në fund vendasit krijuan avantazh të thellë të cilin e mbajtën, duke arritur fitore me plot meritë sonte dhe duke konfirmuar ambiciet e tyre për sivjet e që janë trofetë.

Te Prishtina sonte ra në sy loja shumë e mirë e Bardh Istrefit i cili në 17 minuta lojë realizoi 12 pikë. Arian Azemi vazhdoi me paraqitje fantastike, ku sonte realizoi 19 pikë, 9 asiste e 5 kërcime, derisa lojë të mirë shfaqi edhe Adrio Bailey me 14 pikë.

Te Bora u dalluan, Rrezart Mehmedi me 22 pikë e Tyson Jackson dhe Grant Singleton me nga 17 pikë.

Pas dy ndeshjeve Prishtina ka 2 fitore, njejtë sikurse Peja e Bashkimi, që mbeten tri ekipet e vetme pa humbje në Superligë.

Xhiron e ardhshme Prishtina i shkon Rahovecit 029, derisa Bora e pret Pejën. /AsistiOnline.com/

 

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme