Under Header

spot_img

Bashkimi përballet me Reggianën në sfidën e dytë të FIBA Europe Cup

spot_img
spot_img

Pas debutimit në Zagreb ndaj Cibonës, skuadra e Bashkimit do të luajë sonte ndeshjen e dytë në fazën e grupeve të FIBA Europe Cup, këtë herë si mysafire e ekipit italian Reggiana.

Takimi zhvillohet në Itali, me fillim nga ora 20:00, ku portokallezinjtë e Prizrenit do të kërkojnë paraqitje më të fortë pas humbjes në ndeshjen hapëse ndaj Cibonës, një prej klubeve më të njohura të rajonit.

Në anën tjetër, Reggiana e ka nisur garën evropiane me fitore, pasi në javën e parë triumfoi ndaj skuadrës franceze Dijon, duke dëshmuar formë të mirë dhe ambicie për të shkuar larg në këtë kompeticion.

Bashkimi do të synojë të tregojë karakter dhe përvojë më të madhe në përballjen e sotme, duke kërkuar të befasojë në Itali dhe të marrë pikët e para në grupin e vet të FIBA Europe Cup. /AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme