Under Header

spot_img

Trepça mposhtet nga Braunshweig në ”Minatori”

spot_img
spot_img

Trepça luftoi deri në fund, por nuk arriti fitore. Mitrovicasit u mundën nga skuadra gjermane Braunschweig me rezultat 70:84 (18:14, 14:20, 24:24, 14:26).

Çereku i parë ishte kryesisht i baraspeshuar, por vendasit me gjashtë pikë radhazi në fund, fituan këtë pjesë 18:14. Skuadra gjermane u kundërpërgjigj në periudhën e dytë me ‘monedhë të njëjtë’, 14:20, për të shkuar në pushim me shifrat 32:34.

Lojë tërësisht interesante u zhvillua në periodën e tretë, me shumë rikthime, duke përfunduar 24:24, derisa rezultati pas 30 minutash ishte 56:58. Në dhjetë minutat e fundit dhe vendimtar, mysafirët ishin më të mirë për të triumfuar 70:84.

Kjo ishte humbja e dytë për Trepçën në grupet e FIBA Europe Cup, derisa fitorja e dytë për skuadrën gjermane.

Te vendasit u dalluan Adnan Arslanagiq me 20 pikë e tetë asistime, Chad Brown me 16 pikë e pesë kërcime dhe Mustapha Amzil me 13 pikë e dhjetë kërcime.

Ndeshjen e ardhshme, Trepça e zhvillon ndaj Anwil-it në “Minatori” më 29 nëntor.

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme