Pas humbjes në ndeshjen e parë ndaj PAOK-ut në Selanik, kampionia e Kosovës Trepça rikthehet para tifozëve të saj për sfidën e dytë në fazën e grupeve të FIBA Europe Cup, ku do të përballet me skuadrën gjermane Braunschweig sonte nga ora 18:30.
Takimi do të zhvillohet sonte në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, ku pritet një atmosferë e zjarrtë nga tifozët mitrovicas që tradicionalisht krijojnë një ambient unik për ekipin e tyre.
Në anën tjetër, Braunschweig e nisur me fitore garën evropiane, pasi në javën e parë triumfoi ndaj skuadrës polake Anwil Wloclawek me vetëm një pikë dallim, duke dëshmuar se është një kundërshtar i rrezikshëm.
Trepça do të kërkojë reagimin e duhur përpara publikut të vet, për të regjistruar fitoren e parë në këtë edicion të FIBA Europe Cup dhe për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikim nga Grupi. /AsistiOnline.com/




