Under Header

spot_img

Trepça pëson humbjen e tretë radhazi në FIBA Europe Cup, mposhtet nga Anwil 87-97

spot_img
spot_img

Trepça nuk arriti të sigurojë fitoren e parë në fazën e grupeve të FIBA Europe Cup, pasi sonte u mposht në palestrën “Minatori” nga skuadra polake Anwil Włocławek me rezultat 87-97.

Mitrovicasit zhvilluan një ndeshje të luftuar, por përkundër përpjekjeve nuk arritën ta ndalin ritmin e lartë të mysafirëve, të cilët dominuan në periudha kyçe të lojës.

Te Trepça u dalluan Mustapha Amzil dhe Jacori Payne, që me lojën e tyre mbajtën gjallë shpresat për rikthim në rezultat, por në fund polakët ishin më të saktë dhe përfituan nga gabimet e vendasve.

Pas kësaj humbjeje, Trepça ka tani bilanc prej 0-3 në grup dhe mbetet në kërkim të fitores së parë evropiane këtë edicion. Ndeshjen e radhës, mitrovicasit do ta zhvillojnë më 5 nëntor, sërish në “Minatori”, ku do të presin skuadrën greke PAOK, në një përballje që pritet të jetë tejet e rëndësishme për vazhdimësinë e tyre në garë. /AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme