Under Header

spot_img

Lubomir Minchev rikthehet në krye të Kombëtares së Bullgarisë, pak ditë pas largimit nga Bora

spot_img
spot_img

Trajneri bullgar Lubomir Minchev është zyrtarisht përzgjedhësi i ri i Kombëtares së Meshkujve të Bullgarisë në basketboll.

Vendimi është marrë sot nga Bordi Drejtues i Federatës Bullgare të Basketbollit, duke i besuar 54-vjeçarit drejtimin e ekipit përfaqësues për ciklin e ri të garave.

Emërimi i Minchev vjen vetëm pak ditë pasi ai u largua nga posti i trajnerit të skuadrës kosovare Bora, me të cilën nisi këtë edicion në Superligën e Kosovës. Bullgari është i njohur për publikun kosovar edhe për shkak se më parë ka drejtuar KB Trepçën, duke qenë pjesë e elitës së basketbollit kosovar në disa sezone.

Minchev nuk është i panjohur për Kombëtaren bullgare — ai e ka drejtuar përfaqësuesen në periudhën 2016–2019, ndërsa më herët ka qenë edhe trajner i ekipeve kombëtare U18 dhe U20 të Bullgarisë. Në karrierën e tij përfshihen edhe dy pjesëmarrje në Eurobasket si asistent në stafin e Kombëtares, në vitet 2009 dhe 2011.

Bullgarinë e presin ndeshjet e para të parakualifikimeve për Eurobasket 2029, me debutimin që do të ndodhë më 27 nëntor kundër Armenisë, nga ora 19:15, në “Arena Botevgrad”. Kombëtarja bullgare bën pjesë në Grupin B, së bashku me Armeninë dhe Norvegjinë. /AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme