Under Header

spot_img

Xhiro tepër interesante, vëmendja e madhe nesër në Prizren

spot_img
spot_img

Java e katërt në Superligën e Kosovës në Basketboll do të jetë me shumë sfida interesante.

Derbi i kësaj jave është ndërmjet Bashkimit dhe Sigal Prishtinës, dy skuadrave që në tri ndeshjet e para kanë shënuar tri fitore.

Prizrenasit marrin pjesë në FIBA Europe Cup, kurse prishtinasit në Ligën ENBL, duke e bërë këtë sfidë edhe më të bukur.

Ndeshjet mes këtyre dy skuadrave kanë qenë gjithmonë interesante dhe kështu pritet edhe në sfidën hapëse të kësaj jave.

Takim po ashtu interesant shihet ndërmjet Trepçës dhe Golden Eagle Yllit. Kampionia dhe ish-kampioni nuk e kanë nisur aq mirë edicionin e ri, me një fitore e dy humbje në edicionin e ri.

Të dielën, GO+ Peja që ka tri fitore e pret Rahoveci 029, në një sfidë interesante në ‘Karagaçi’. Vreshtarët kanë një fitore e dy humbje.

Java e katërt mbyllet me ndeshjen Vëllaznimi-Bora, që ende nuk dinë për fitore në tri xhirot e para, duke e bërë këtë përballje shumë interesante me të dy skuadrat që kërkojnë fitoren e parë.

ProCredit Superliga-Java 4
E shtunë
17:00 Bashkimi – Sigal Prishtina
19:00 Trepça – Golden Eagle Ylli
E diel
17:00 GO+ Peja – Rahoveci 029
19:00 Vëllaznimi – Bora

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme