Under Header

spot_img

Bashkimi e fiton derbin ndaj Prishtinës

spot_img
spot_img

Bashkimi arriti sonte edhe fitoren e katërt në Superligën e Kosovës.

Ekipi prizrenas arriti fitore të madhe, gjersa i’a shkaktoi humbjen e parë Sigal Prishtinës me rezultat 106:88.

Çereku i parë i ndeshjes ishte kryesisht i baraspeshuar, ku asnjëra skuadër nuk arrinte të shkëputej në rezultat, duke përfunduar 22:19. Por, prizrenasit ishin më të mirë në periudhën e dytë, duke u shkëputur minutë pas minute për të shkuar në pushim me shifrat 51:36.

Pjesa e dytë ishte shumë interesante në Prizren. Perioda e tretë u karakterizua me luftë për çdo top nga të dy skuadrat, duke përfunduar 27:30, kurse Portokallezinjtë e vulosën fitoren në dhjetë minutat e fundit, për të fituar 106:88.

Më i miri te Bashkimi ishte Kyan Anderson me 31 pikë e tetë asistime, kurse te Sigal Prishtina, Arian Azemi kishte 22 pikë e pesë asistime.

Kjo ishte fitorja e katërt për Bashkimin pas katër ndeshjeve, derisa humbja e parë për Sigal Prishtinën pas tri fitoreve.

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme