Under Header

spot_img

Bashkimi e pret sot Prishtinën në ”Sezai Surroi”, derbi i skuadrave të pamposhtura

spot_img
spot_img

Sonte zhvillohet derbi kryesor i xhiros së katërt në Superligën e Kosovës te meshkujt.

Bashkimi e pret në Prizren Sigal Prishtinën në ”Sezai Surroi” në duelin i cili me të drejtë cilësohet si derbi i kësaj xhiroje.

Të dyja ekipet aktualisht kanë nga 3 fitore në 3 xhirot e para dhe janë lidere të tabelës së bashku me Pejën e cila poashtu nuk njeh humbje.

Sfida e sotme luhet nga ora 17:00 dhe transmetohet direkt në Artmotion.

Palestra në Prizren pritet të jetë e stërmbushur, duke parë formën e dy ekipeve.

Vlen të ceket se edhe Bashkimi edhe Prishtina sivjet po luajnë edhe në garat ndërkombëtare, derisa kjo e fundit është duke shkëlqyer edhe aty me 3 fitore nga 3 ndeshjet. /AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme