Under Header

spot_img

Dy ish-lojtarët e Trepçës ‘rikthehen’ sonte në “Minatori”

spot_img
spot_img

Sonte në palestrën “Minatori” do të ketë emocione të veçanta, pasi për herë të parë pas largimit nga Trepça, Erjon Kastrati rikthehet për një ndeshje zyrtare në Mitrovicë.

Kastrati, që për vite me radhë mbajti fanellën e gjelbër e të zi dhe u shpall dy herë kampion i Kosovës, këtë herë do të jetë pjesë e skuadrës mysafire — Golden Eagle Ylli.

Përveç tij, edhe Larry Thomas do të ketë një rikthim simbolik në “Minatori”. Thomas ishte pjesë e Trepçës për disa muaj gjatë sezonit të kaluar, para se të transferohej në Suharekë.

Përballja ndërmjet Trepçës dhe Yllit pritet me interes të madh dhe zhvillohet sonte nga ora 19:00, në kuadër të Superligës së Kosovës në basketboll. /AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme