Under Header

spot_img

Ekskluzive: KosAda testoi për doping dy yjet e Bashkimit dhe Prishtinës

spot_img
spot_img

Derbi i zhvilluar dje në Prizren ndërmjet Bashkimit dhe Prishtinës nuk ka kaluar pa vëmendjen e Agjencisë Kosovare Antidoping (KosADA).

Sipas burimeve të AsistiOnline.com, përfaqësuesit e KosADA-s kanë kryer testime ndaj dy lojtarëve më të spikatur të ekipeve, konkretisht ndaj Isiah Cousins nga Bashkimi dhe Adrio Bailey nga Prishtina.

Ky veprim vjen në kuadër të kontrolleve të rregullta që agjencia zbaton në sportet elitare në Kosovë, për të siguruar garë të ndershme dhe pa substanca të ndaluara.

Në sezonet e fundit, disa lojtarë në basketbollin kosovar kanë rezultuar pozitivë në testet për doping, gjë që ka shtuar përpjekjet e autoriteteve për të forcuar monitorimin dhe disiplinën në këtë drejtim.

Rezultatet e testimeve pritet të bëhen të ditura në ditët në vijim. /AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme