Under Header

spot_img

Ndryshimet te Trepça, mund të largohen edhe këta basketbollistë të huaj

spot_img
spot_img

Skuadra e Trepçës pritet të kalojë nëpër ndryshime të tjera të rëndësishme në përbërje pas një periudhe jo të mirë me rezultate, si në garat evropiane, ashtu edhe në Superligën e Kosovës.

Pas largimit të Cedric Russell, burime të afërta me klubin bëjnë të ditur se me shumë gjasa nga Mitrovica mund të largohen edhe JaCori Payne, Mustapha Amzil dhe Adnan Arslanagić.

Kampionët në fuqi nuk kanë arritur ta gjejnë ritmin e duhur këtë edicion, pavarësisht pritjeve të larta dhe investimeve të bëra për të ruajtur dominimin në basketbollin kosovar.

Në kampin mitrovicas pritet të ketë ndryshime të tjera në ditët në vijim, teksa drejtuesit po kërkojnë mënyra për ta rikthyer ekipin në rrugën e fitoreve dhe për të rikthyer besimin e tifozëve “Trepçali”. /AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme