Sonte vazhdon me ndeshje xhiro e katërt e Superligës së Kosovës.
Përballja e parë zhvillohet në palestrën ”Karagaçi” të Pejës.
Verdhezinjët e Pejës e presin në shtëpi debutuesin e garës Rahovecin 029.
Deri tani Peja ka bilanc perfekt prej 3 fitoreve në 3 ndeshje të luajtura e Rahoveci 029 ka 1 fitore dhe 2 humbje.
Sfida luhet nga ora 17:00 dhe transmetohet direkt në Artmotion.




