Under Header

spot_img

Vëllaznimi arrin fitoren e parë, duke mposhtur Borën

spot_img

Vëllaznimi e ka arritur sonte fitoren e parë të stinorit në Superligën e Kosovës.

Kuqezinjët triumfuan ndaj Borës në Gjakovë me rezultat 91.79.

Pjesa e parë e ndeshjes i takoi ekipit prishtinas (18-17, 19-27) 37-44, por në pjesën e dytë gjërat ndryshuan me vendasit që morën kontrollin e ndeshjes (25-20, 29-15) dhe deri në fund arritën te fitorja e merituar.

Ziggy Reid ishte fantastik te gjakovarët me 28 pikë, derisa Marques Warrick shtoi 20, Yor Anei 18 dhe Rron Dahsyla që kontribuoi me 15 pikë shumë të vlefshme.

Te Bora s’mjaftuan, Tyson Jackson me 17 pikë e Shaquan Jules me 16 pikë.

Vëllaznimi tash ka 1 fitore e 3 humbje, derisa Bora numëron 4 disfata.

Në xhiron e ardhshme Vëllaznimi i shkon Rahovecit 029 e Bora e pret Trepçën. /AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme