Muhamedali Janjeva duket se është larguar nga skuadra e Prishtinës.
Në dy ndeshjet e fundit lojtari nuk është duke u parë në rosterin e klubit bardhekaltër, e siç ka mësuar AsistiOnline.com, lojtari dhe klubi pas disa mosmarrëveshjeve mes vete, tashmë kanë ndarë rrugët.
As lojtari e as klubi deri tani nuk kanë reaguar për situatën e krijuar dhe mbetet të shihet gjatë ditëve në vazhdim se cili do jetë epilogu final.
Janjeva shumicën e karrierës e ka kaluar te Prishtina, derisa një kohë ishte edhe e pjesë e Proton Cable Prizrenit. /AsistiOnline.com/




