Under Header

spot_img

Ekskluzive: Polutak ndalohet padrejtësisht në aeroportin e Zagrebit, nesër pritet të mbërrijë në Kosovë me autobus

spot_img
spot_img

Një situatë e pazakontë ka ndodhur sot me ish-lojtarin e Golden Eagle Yllit, Imran Polutak, i cili aktualisht është pjesë e Dinamo Zagrebit.

Basketbollisti boshnjak nuk është lejuar të udhëtojë nga Zagrebi drejt Shkupit, me pretendimin se i nevojitet vizë për të hyrë në Kosovë, megjithëse Kosova dhe Bosnje e Hercegovina tashmë kanë nënshkruar marrëveshjen për heqjen e vizave.

Ky keqkuptim burokratik bëri që Polutak të mos udhëtojë me ekipin e tij sot, ndërsa sipas burimeve të AsistiOnline.com, lojtari është në rrugë për të ardhur nesër në Kosovë me autobus, për t’iu bashkuar skuadrës së Dinamos në ndeshjen kundër Prishtinës, që zhvillohet në palestrën në kryeqytet.

Pritet që trajneri Damir Mulaomeroviq ta ketë në dispozicion Polutakun për ndeshjen e nesërme në kuadër të ENBL League, ku Dinamo Zagrebi do të kërkojë të ndalë ecurinë perfekte të Prishtinës.

Ndeshja do të zhvillohet të mërkurën nga ora 19:00 dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në Artmotion. /AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme