Under Header

spot_img

Rivalët lokalë nga Zagrebi zbarkojnë në Kosovë, nesër luajnë me Prishtinën dhe Bashkimin

spot_img
spot_img

Dy skuadrat e njohura kroate, Cibona Zagreb dhe Dinamo Zagreb, kanë mbërritur sot në Kosovë, ku do të zhvillojnë ndeshjet e radhës ndërkombëtare ndaj dy ekipeve kosovare.

Në kuadër të FIBA Europe Cup, Cibona do të përballet nesër me Bashkimin e Prizrenit, në palestrën “Sezai Surroi”, një duel që pritet me shumë interes nga tifozët prizrenas dhe dashamirët e basketbollit kosovar.

Ndërkohë, Dinamo Zagreb do të sfidojë Prishtinën në kryeqytet, në ndeshjen e vlefshme për ENBL League, ku prishtinasit synojnë të vazhdojnë formën e mirë në arenën ndërkombëtare.

Të dyja ndeshjet do të zhvillohen nesër (e martë) duke filluar nga ora 19:00, dhe pritet të sjellin emocione të veçanta për publikun, me përballje të rralla mes skuadrave kosovare dhe rivaleve historike nga Zagrebi. /AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme