Under Header

spot_img

Bashkimi pret sonte Cibonën në Prizren për FIBA Europe Cup

spot_img
spot_img

Skuadra e Bashkimit do të zhvillojë sonte ndeshjen e radhës në fazën e grupeve të FIBA Europe Cup, ku përballë do të ketë ekipin e njohur kroat, Cibona Zagreb.

Takimi zhvillohet me fillim nga ora 19:00 në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në Artmotion.

Ky duel është i vlefshëm për xhiron e katërt të grupit, ndërsa për Bashkimin pritet të jetë një përballje e vështirë ndaj një kundërshtari me përvojë të madhe në arenën evropiane.

Në ndeshjen e parë të zhvilluar në Zagreb, Cibona kishte triumfuar me rezultatin 93-79, ndërsa në renditjen aktuale të grupit ndodhet në vendin e parë me 3 fitore nga 3 ndeshje. Nga ana tjetër, Bashkimi ende nuk ka arritur të shënojë fitore, duke regjistruar 3 humbje në po aq përballje.

Skuadra prizrenase do të kërkojë të shfrytëzojë përparësinë e fushës dhe mbështetjen e tifozëve për të realizuar një paraqitje dinjitoze kundër gjigantit kroat. /AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme