Under Header

spot_img

Dy trajnerë që dikur dridhnin parketet evropiane, sonte rivalë si trajnerë: Kakiouzis përballë Mulaomeroviqit

spot_img
spot_img

Në palestrën e kryeqytetit sonte pritet jo vetëm një sfidë e fortë mes Prishtinës dhe Dinamo Zagrebit në kuadër të ENBL League, por edhe një përballje intriguese mes dy trajnerëve me emër të madh në basketbollin evropian – Michalis Kakiouzis dhe Damir Mulaomerović.

Michalis Kakiouzis, trajneri aktual i Prishtinës, është një nga figurat më të njohura të basketbollit grek. Si lojtar, ai ka luajtur për disa nga klubet më të mëdha të kontinentit, përfshirë AEK Athens, FC Barcelona, Montepaschi Siena dhe Anadolu Efes, duke fituar kampionate dhe kupa në disa vende.

Ai ishte kapiten i përfaqësueses së Greqisë, me të cilën u shpall kampion i Evropës në vitin 2005 dhe fitoi medaljen e argjendtë në Botërorin 2006.
Pas karrierës së suksesshme si lojtar, Kakiouzis kaloi në rolin e trajnerit, duke fituar kampionatin, Kupën dhe Superkupën e Qipros me Keravnos në sezonin 2022, përpara se të merrte drejtimin e Prishtinës gjatë verës së këtij viti.

Në anën tjetër, Damir Mulaomerović, trajneri i Dinamo Zagrebit, është një emër po aq i respektuar në rajon. Ai ka një të kaluar të lavdishme si lojtar, duke veshur fanellat e Cibona Zagreb, Efes Pilsen, Panathinaikos, Real Madrid, Udine dhe PAOK, si dhe përfaqësuar ekipin kombëtar të Bosnjë e Hercegovinës për shumë vite.

Pas përfundimit të karrierës si lojtar, Mulaomerović u bë një nga trajnerët më të suksesshëm në Kroaci, duke drejtuar: Slloboda Tuzllën, Cibonën, Prishtinën në Kosovë dhe përfaqësuesen e Kroacisë e të Kosovës, ndërsa në vitin 2019 u shpall trajneri i vitit në FIBA Europe Cup me Prishtinën, duke arritur rezultate historike me klubin kosovar në arenën ndërkombëtare.

Kështu, përveç rivalitetit sportiv në parket, sonte Prishtina do të jetë skena e një përballjeje mes dy personaliteteve të mëdha të basketbollit evropian – një greku kampion evrope dhe një kroato/boshnjaku që ka lënë gjurmë të thella në Prishtinë, tani në stolat kundërshtarë. /AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme