Under Header

spot_img

Humbja e parë për Prishtinën në ENBL League – Dinamo Zagrebi ‘befasoi’ në sekondat e fundit

spot_img
spot_img

Prishtina ka pësuar humbjen e parë në edicionin aktual të ENBL League, pas një përballje dramatike ndaj Dinamos së Zagrebit, që përfundoi me rezultat 80-82 në favor të kroatëve.

Prishtinasit ishin në epërsi gjatë pjesës më të madhe të ndeshjes, por në sekondat e fundit u befasuan nga skuadra mysafire, e cila udhëhiqet nga ish-trajneri i Prishtinës, Damir Mulaomeroviq.

Në radhët e bardhekaltërve, Adrio Bailey ishte lojtari më efikas me 29 pikë, ndërsa Deondre Burns shtoi 16 pikë, por këto paraqitje nuk mjaftuan për të shmangur disfatën. Nga ana tjetër, për Dinamon spikati Delonnie Mikell Hunt me 26 pikë dhe Filip Kraljević me 18 pikë.

Pas kësaj ndeshjeje, Prishtina ka bilanc prej 3 fitoreve dhe 1 humbjeje, ndërsa Dinamo Zagrebi mbetet e pamposhtur me 3 fitore nga 3 ndeshje.

Në xhiron e ardhshme, Prishtina do të udhëtojë në Britani, ku do të përballet me Manchester Giants më 19 nëntor. /AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme