Under Header

spot_img

Lojtari boshnjak i Dinamo Zagrebit rikthehet në Kosovë, ai sezonin e kaluar luajti në Kosovë

spot_img
spot_img

Një rikthim i veçantë pritet në ndeshjen e sontme të Dinamo Zagrebit, pasi një nga lojtarët e saj boshnjak do të zbresë sërish në parketin kosovar, edhe këtë herë si kundërshtar i bardhekaltërve.

Bëhet fjalë për lojtarin Imran Polutak, që sezonin e kaluar ishte pjesë e ekipit të Golden Eagle Yllit, ku u bë një prej lojtarëve më të rëndësishëm në përbërje, duke lënë mbresa te tifozët dhe te klubi.

Tashmë, ai vjen me fanellën e Dinamo Zagrebit, për të përfaqësuar klubin kroat në arenën ndërkombëtare.

Dinamo Zagrebi do të përballet sonte me Prishtinën në kuadër të ENBL League, me fillim nga ora 19:00, ndërsa për lojtarin boshnjak kjo do të jetë një rikthim plot kujtime në vendin ku la gjurmë sezonin e kaluar. /AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme