Under Header

spot_img

Në Prishtinë po rikthehet njeriu që bëri histori me klubin, por këtë herë si kundërshtar i saj

spot_img
spot_img

Emër i njohur për të gjithë adhuruesit e basketbollit kosovar – Damir Mulaomeroviq po rikthehet në kryeqytet, por këtë herë jo në pankinën e Prishtinës, por si trajner i Dinamo Zagrebit, skuadrës që do të përballet sonte me KB Prishtinën në kuadër të ENBL League.

Mulaomeroviq është një figurë që mbetet e veçantë në historinë e basketbollit prishtinas. Pikërisht nën drejtimin e tij, Prishtina arriti suksesin më të madh të një klubi kosovar në garat evropiane – kualifikimin në Top 16 të FIBA Europe Cup, duke vendosur emrin e Kosovës në hartën e basketbollit ndërkombëtar.

Në atë periudhë të artë, Mulaomeroviq kishte për bashkëpunëtor edhe të ndjerin Illmen Bajra, trajnerin prizrenas që u nda papritur nga jeta disa vite më parë. Bashkë, ata ndërtuan një ekip që la gjurmë të pashlyeshme, duke sjellë emocione dhe krenari për tifozët e Prishtinës.

Rikthimi i Mulaomeroviqit në Prishtinë do të jetë më shumë se një ndeshje — do të jetë një moment kujtese, respekti dhe nostalgjie për një periudhë që mbetet e paharruar në historinë e basketbollit kosovar. /AsistiOnline.com

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme