Under Header

spot_img

Prishtina sonte përballë Dinamos së Zagrebit në kryeqytetin kosovar

spot_img
spot_img

Pas një fillimi të shkëlqyer në ENBL League, skuadra e Prishtinës do të kërkojë sonte fitoren e katërt radhazi për të vazhduar ecurinë perfekte në këtë garë ndërkombëtare.

Kryeqytetasit do të përballen me ekipin kroat Dinamo Zagreb, në ndeshjen që zhvillohet me fillim nga ora 19:00 në palestrën e sporteve të Prishtinës, dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në Artmotion.

Me bilanc të pastër 3 fitore në po aq ndeshje, Prishtina ka treguar formë të lartë dhe stabilitet në lojë, duke e vendosur veten në mesin e skuadrave më konkurruese të grupit. Nën drejtimin e trajnerit Michalis Kakiouzis, ekipi po shfaq një identitet të qartë dhe besim të lartë në parket.

Nga ana tjetër, Dinamo Zagreb, një tjetër përfaqësues i basketbollit kroat me përvojë në garat rajonale dhe ndërkombëtare, vjen në Prishtinë me synimin për t’i ndalur serinë e fitoreve të vendësve.

Atmosfera pritet të jetë e zjarrtë në kryeqytet, teksa Prishtina synon ta ruajë rekordin perfekt dhe të forcojë pozitën në tabelë, përballë një kundërshtari që garanton spektakël dhe ritëm të lartë loje. /AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme