Under Header

spot_img

Trepça pret PAOK-un sonte në “Minatori” – pritet atmosferë e zjarrtë

spot_img
spot_img

Basketbolli evropian rikthehet sonte në Mitrovicë, ku Trepça do të përballet me skuadrën greke PAOK në kuadër të fazës së grupeve të FIBA Europe Cup.

Ndeshja zhvillohet me fillim nga ora 18:30 në palestrën legjendare “Minatori”, ku pritet një atmosferë e zjarrtë nga tifozët mitrovicas, të njohur për mbështetjen e tyre të jashtëzakonshme.

Trepça ende është në kërkim të fitores së parë në këtë edicion, teksa deri më tani ka pësuar tri humbje në po aq ndeshje. Në anën tjetër, PAOK udhëton në Kosovë me bilanc pozitiv prej 2 fitoreve dhe 1 humbjeje, duke synuar të forcojë pozitën në grup.

Mitrovica është gati për spektakël basketbolli, ndërsa skuadra “verdhezi” do të kërkojë me çdo kusht që sonte, përpara tifozëve të saj, të kthejë rezultatin në favor dhe të regjistrojë fitoren e parë në këtë fazë të garës evropiane. /AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme