Java e pestë e ProCredit Superligës do të sjellë përballje shumë interesante, ku veçohet derbi i rivalëve të vjetër ndërmjet Sigal Prishtinës dhe GO+ Peja.
Përballjet ndërmjet këtyre dy skuadrave gjithmonë kanë qenë interesante dhe kështu pritet edhe të dielën.
Bardhekaltrit e kanë nisur edicionin me tri fitore e një humbje, kurse pejanët kanë katër fitore në katër ndeshje. Të dy skuadrat garojnë gjithashtu në Ligën ENBL, duke e bërë këtë sfidë edhe më interesante.
Të dielën në Prizren do të përballen Golden Eagle Ylli dhe Bashkimi. Therandasit kanë një fitore e tri humbje, kurse prizrenasit kanë katër fitore në katër ndeshjet e para të elitës.
Po ashtu në Prizren zhvillohet dueli tjetër, por të hënën ndërmjet Rahoveci 029 dhe Vëllaznimit. Të dy skuadrat kanë nga një fitore e tri humbje, duke e bërë sfidë më të baraspeshuar dhe interesante.
Ndeshja ndërmjet Borës dhe Trepçës është shtyrë për shkak të probleme me palestër për shkak të zgjedhjeve në Kosovë.
Superliga-Java 5
E diel
17:00 Sigal Prishtina – GO+ Peja
19:00 Golden Eagle Ylli – Bashkimi
E hënë
16:00 Rahoveci 029 – Vëllaznimi
Bora – Trepça (shtyhet)




