Under Header

spot_img

Rahoveci e pret sot Vëllaznimin në Prizren

spot_img
spot_img

Superliga e Kosovës në basketboll vazhdon sot me një përballje interesante mes Rahovecit dhe Vëllaznimit, e cila do të zhvillohet në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren.

Të dy skuadrat kanë hyrë në këtë xhiro me bilanc të njëjtë – 1 fitore dhe 3 humbje – dhe synojnë të rikthehen në rrugën e rezultateve pozitive.

Kjo ndeshje pritet të jetë e luftuar dhe me rëndësi të madhe për të dyja palët, pasi fitorja do të kishte vlerë të dyfishtë në garën për pozicionim më të mirë në renditje.

Përballja Rahoveci – Vëllaznimi zhvillohet sot, me fillim nga ora 16:00, në Prizren.

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme