Sonte fillon xhiro e gjashtë e Superligës së Kosovës te meshkujt.
Dueli i parë i xhiros luhet në Therandë, atje ku Golden Eagle Ylli e pret Borën nga Prishtina.
Deri tani Ylli ka 1 fitore e 4 humbje, derisa Bora ende s’ka shënuar fitore edhe pse ka një ndeshje të shtyer me Trepçën që nuk e ka luajtur ende.
Sfida e sontme fillon nga ora 17:00 dhe transmetohet direkt në Artmotion.




