Ish basketbollistja e dalluar kosovare, Vlora Braha do të përfaqësojë sërish Kosovën në arenën ndërkombëtare, këtë herë si FIBA Technical Delegate në ndeshjen mes Zvicrës dhe Norvegjisë, që zhvillohet më 15 nëntor 2025 në Fribourg, në kuadër të EuroBasket Women 2027 Qualifiers.
Përfshirja e saj në garat evropiane tregon rritjen e besimit ndaj profesionistëve nga Kosova dhe konfirmon standardin e lartë të punës së tyre në fushën e organizimit dhe menaxhimit të ndeshjeve.
Federata e Basketbollit e Kosovës ka vlerësuar që angazhimi i profesionistëve kosovarë në strukturat e FIBA-s është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të prezencës ndërkombëtare të basketbollit vendor.




